Pesë vite nga tragjedia e autobusit nga Maqedonia me 45 viktima
Sot bëhen pesë vite që kur ndodhi aksidenti i autobusit ‘Besa Trans’ në Bullgari ku vdiqën 45 persona nga Maqedonia e Veriut, një nga tragjeditë më të mëdha në vend, raporton Portalb.mk.
Në korrik 2025 rifilloi gjykimi për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në dhjetor 2024 pranoi ankesat e të akuzuarve dhe shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg.
Ndërkohë që zvarritet procesi gjyqësor për falsifikimin e certifikatës së licencës së autobusit të aksidentuar në Bullgari, tanimë pesë vite nuk ka përgjegjësi penale për doganierët që kanë lëshuar autobusin e “Besa Transit” të kalojë kufirin me dokumente jo të rregullta.