Gjermania dhe Sllovenia do të punojnë së bashku për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock u takua me homologen e saj sllovene Tanja Fajon në Lubjanë dhe përfundimi i takimit është se të dy vendet do të punojnë së bashku për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kështu u tha të martën në Lubjanë, transmeton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të promovojmë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Berbok.

Të dy politikanet theksuan se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e ka kthyer procesin e zgjerimit në një “domosdoshmëri gjeopolitike”.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia po përpiqen për anëtarësim në BE, por secila prej tyre është në një fazë të ndryshme të procesit të integrimit evropian.

Për shkak të propagandës së shtuar nacionaliste, Berlini po i ndjek me vëmendje zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat duhet të mbahen më 17 dhjetor, tha Berbok.

Ajo shtoi se “mungesa e aksesit të barabartë në media për të gjithë kandidatët politikë në të kaluarën është një shkak i veçantë për shqetësim”.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.