Deri më 25 maj do të jetë e hapur mundësia për artistët e rinj në konkursin Biber

Artistët e rinj që shkruajnë edhe në gjuhën shqip, do të mund të aplikojnë deri më 25 maj në konkursin për tregime të shkurtra Biber, transmeton Portalb.mk.

Ky është edicioni i gjashtë rajonal ku mund të shkruhet në gjuhën boshnjake, kroate, malazeze, maqedonase, serbe dhe shqipe. Juria përbëhet nga Tanja Stupar Trifunoviq, Almin Kaplan dhe Jasna Dimitrijeviq.

Njëzet punimet më të mira do të botohen në një vepër të përbashkët shumëgjuhëshe, ndërsa tre tregimet më të mira do të shpërblehen.

Shkrimet duhet të jenë në kuadër të frymës anti-luftë, mirëkuptim ndërmjet njerëzve, shmangia e luftës dhe urrejtjes, ku si produkt do të jetë një jetë më e sigurt për të gjithë.