FFM-ja i shpalosi ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë

Shorti i hedhur në Federatën e Futbollit të Maqedonisë ka caktuar dyshet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi më 10 shtator mbaruan ndeshjet e 1/16 së finales, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Tikveshin, Shkëndija e Haraçinës kundër Pelisterit. Shkupi do të luajë kundër Ohrit, ndërsa Struga kundër Makedonija Gj.P., kurse Bashkimi kundër Sileksit.

Në 1/8 e finales do të luhen edhe ndeshjet tjera: Vardar – Novaci, Rabotniçki – Bregallnica dhe Bellasica kundër Deonitit, ndeshja si një derbi lokal do të luhet në “Mladost”.

Ndeshjet do të luhen më 24 shtator dhe 29 tetor. Në këtë fazë do të luhet vetëm një ndeshje.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.