RMV, sot u kompletuan 16-të ekipet që siguruan 1/8 e finales së Kupës
Sot u përmbyllën ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë, kur edhe u kompletuan 16-të ekipet që do të marrin pjesë në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
Në shortin që do të hedhet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, do të marrin pjesë këto ekipe: Shkëndija, Shkupi, Tikveshi, Bashkimi, Pelisteri, Rabotniçki, Sileksi, Makedonija Gj.P., Vardari, Struga Trim&Lum; Bregallnica, Ohri, Detoniti, Shkëndija Haraçinës, Bellasica dhe Novaci.
Shkëndija arriti të fitojë në Tetovë me nëntë gola diferencë kundër Jeni Mahallës, ndërsa Shkupi e fitoi Kuzhuvin me dy gola dallim.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.