Fëmijët të konsumojnë më shumë pije dhe lëngje natyrale, ndërsa më pak “Prime”, rekomandoi Instituti në Maqedoninë e Veriut

Si gjithmonë, rekomandimet tona janë që fëmijët të konsumojnë ujë dhe lëngje natyrale, ndërsa konsumimi i “Prime Hydration Drink” te fëmijët duhet të jetë i kufizuar dhe i kontrolluar nga ana e fëmijëve, rekomandojnë nga Instituti i Shëndetit Publik, transmeton Portalb.mk.

Instituti theksoi që nuk duhet të lejohet konsumimi i 500 mililitrave në ditë, duke alarmuar që duhet të kontrollohet pirja e saj.

“Prime Hydration Drink është pije joalkoolike me vitamina shtese, minerale dhe aminoacide, që e kemi në tregun e Maqedonisë. Në deklaratën e prodhimit theksohet që duhet të pihet deri 500 mililitra në ditë. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve përputhet me sasinë e vitaminave dhe mineraleve të rekomanduara për të rriturit. Por, ky produkt është shumë i popullarizuar dhe i përdorur nga ana e fëmijëve”, deklarojnë nga Instituti në Maqedoninë e Veriut.

Aty theksohet që në rast se fëmijët deri në moshën 14 vjeçare konsumojnë 500 mililitra në ditë nga ky prodhim, do të përballen me sasi të mëdha të vitaminës dhe mineralit për moshën e tyre, vetëm me këtë pije.

Ndryshe, pas takimit me Institutin e Shëndetësisë Publike në Kroaci dhe Inspektoratin Shtetëror në Republikën e Kroacisë, në lidhje me kufizimin e shfrytëzimit të pijes energjetike “Prime” dhe qeseve me nikotinë, ministri i shëndetësisë në Republikën e Kroacisë, Vili Berosh, deklaroi që do të bën gjithçka për kufizimin e këtyre produkteve.

Prime ka fituar popullaritet mes fëmijëve të TikTok, duke u promovuar nga ndikuesit më të famshëm, YouTubers amerikanë Logan Paul dhe KSI. Paul ka 23.6 abonentë në YouTube dhe KSI ka 24.1 milion abonentë.