Për t’i mbrojtur të rinjtë, ministri kroat i shëndetësisë do të ndalon snusin dhe pijen “Prime”

Pas takimit me Institutin e Shëndetësisë Publike në Kroaci dhe Inspektoratin Shtetëror në Republikën e Kroacisë, në lidhje me kufizimin e shfrytëzimit të pijes energjetike “Prime” dhe qeseve me nikotinë, ministri i shëndetësisë në Republikën e Kroacisë, Vili Berosh, deklaroi që do të bën gjithçka për kufizimin e këtyre produkteve, raporton Meta.

Reagimi i autoriteteve kroate erdhi prej kur Sllovenia e kufizoi pijen “Prime” për shkak përbërësit L-teaninit.

Beroshi gjithashtu kërkoi që urgjentisht të kufizohet shfrytëzimi i pijes energjetike “Prime” për shkak përbërësit L-teanin, që nuk është e lejuar në pijet joalkoolike dhe qeset me nikotinë.

Ndryshe, Tregu i Maqedonisë nuk e ka versionin e “Prime” – pije me kafeinë, të cilën autoritetet në Slloveni e ndaluan, pasi përmbante përbërësin L-teanine, e cila nuk lejohet të përdoret në pijet joalkoolike. Siç kanë sqaruar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), deri më tani nuk është pranuar asnjë njoftim përmes sistemit evropian për raportim të ushqimit të pasigurt dhe ushqimit të kafshëve (RASSF) se në tregun maqedonas është plasuar pije e pasigurt e pasigurt.

“Pija hidratuese Prime është e regjistruar në regjistrin e ushqimeve  të AUV-së, por AUV-ja ka lëshuar miratimin që ajo të vendoset në treg. Ne kemi miratuar versionin pa kafeinë, gjegjësisht produkte të deklaruara si pije hidratuese (PRIME HYDRATION DRINK) të cilat janë të pasuruara me vitamina dhe aminoacide, me shije të ndryshme. Lidhur me këto produkte ka një mendim nga Fakulteti i Farmacisë, se ato mund të përdoren si ushqim i fortifikuar, duke respektuar rekomandimet për konsum dhe paralajmërimet e shënuara në etiketimin e këtyre produkteve”, sqaroi AUV.

Prime ka fituar popullaritet mes fëmijëve të TikTok, duke u promovuar nga ndikuesit më të famshëm, YouTubers amerikanë Logan Paul dhe KSI. Paul ka 23.6 abonentë në YouTube dhe KSI ka 24.1 milion abonentë.