Në RMV brenda 24 orëve janë paraqitur gjashtë raste të ndryshme dhune në familje

Policia e Maqedonisë së Veriut brenda 24 orëve ka regjistruar gjashtë raste të ndryshme dhune në familje, ndërkohë qytetarët kanë mundësi të paraqesin rastet përmes numrave të telefonit 112 ose 192, transmeton Portalb.mk.

Në Gostivar u arrestuar 35 vjeçari pasi në oborr e kishte sulmuar vëllain, ndërsa 51 vjeçari u arrestua në Çashkë pasi kishte sulmuar bashkëshorten në shtëpi.

“Nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria R.M. (48) nga Manastiri, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij jashtëmartesore 43-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht”, raportoi Policia.

Policia ka arrestuar edhe 37 vjeçarin në Strumivë pasi e kishte sulmuar ish-bashkëshorten.

Në Polici ishte raportuar edhe rasti i Butelit, ku 34 vjeçari e ka sulmuar vajzën e tij të mitur, ndërsa 36 vjeçarja ishte sulmuar nga bashkëshorti në Aerodrom.