Poezi nga Naim Iljazi
Sikur me qenë vërtetë nji botë tjetër,
Do t’iksha andej sa ma shpejt,
Me gjetë nji prehje mes trupit e jetës,
Atje ku shpirti banon përjetë.
Ndoshta kjo botë mban hidhnime,
Por ka edhe gëzime gjithsesi,
Edhe kur rrëzohem prej dëshprimi,
Me harenë kam me u dehë përsëri.
Sikur me qenë vërtetë nji botë tjetër,
Këtë jetë e kisha flakë ma vrap,
N’qoftë se matanë asht veç gënjeshtër,
Sa marre që s’ditem me dashtë sadopak.