Marrëzisht

Poezi nga Naim Iljazi

Besimi thyhet dhe nga një fjalë,
Nga një e thënë që e vodhe në xhep,
Dhe nuk e ruajte si margaritar,
Por si produkt që e shet në treg.

Dhe si t’i zësh besë të pabesit,
Që pabëzisht ta vret çdo fjalë,
Pastaj qesh heshtur ndërveti:
“Sa i marrë qenka ky gomar!”

I pabesi s’të vret pse të vodhi,
Vjedhja për të është zakon;
Të vret se këngën kush e dëgjoi,
E di zërin kush e këndon.