5 zjarre aktive në ambiente të hapura, 32 të shuara gjatë 24 orëve të fundit në RMV
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 42 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave pesë janë aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 32 janë shuar, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim me Kriza, deri në orën 7:30, aktive janë zjarret pranë fshatrave Graçani dhe Nikishtani në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku zjarri është aktiv edhe në territorin e Kosovës. Zjarri është aktiv edhe në lokalitetin Ramno, pranë fshatit Brest në Komunën e Çuçer-Sandevës, në zonën ndërmjet fshatrave Burinic, Lokov dhe Sellcë në rajonin e Strugës, pranë fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brodit, si dhe pranë fshatit Miletinë në Komunën e Bërvenicës.
Gjatë ditës së djeshme janë shuar plotësisht 32 zjarre në lokacione të ndryshme në vend.
Ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.