1200 fëmijë u evakuuan nga një kamp veror për shkak të zjarreve në Greqi

Më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi, transmeton Koha.net.

Në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1200 fëmijë u evakuuan ndërsa flakët iu afruan kampit të tyre.

Ndërkohë, policia arrestoi një person që dyshohet se ka ndezur një tjetër zjarr në Kouvaras, në juglindje të kryeqytetit.

Vala e fortë rajonale e të nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi, thonë vëzhguesit e motit.

Dhe shërbimi meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku për zjarre të tjera mbetet i lartë.

Zjarret u ndezën nga erërat e forta, me qindra zjarrfikës që luftuan për të frenuar përhapjen e flakëve, shkruan BBC.

Televizioni grek në disa pamje tregoi disa shtëpi dhe vetura të djegura nga flakët, ndërsa tym i bardhë i dendur ngrihej nga vegjetacioni i djegur.

Greqia ka shënuar temperatura prej 40 gradë Celsius (104F) ose më shumë ditët e fundit. Akropoli në Athinë – atraksioni më i njohur turistik i vendit – u mbyll gjatë orëve më të nxehta të së premtes dhe të shtunës për të mbrojtur vizitorët.

Vendet fqinje duke përfshirë Italinë dhe Spanjën gjithashtu kanë përjetuar temperatura jashtëzakonisht