Qeveria e RMV-së nuk e ka futur masën e premtuar punë me pagesë për studentët në konvikte

Në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2022-2024, në të cilin si mandatr është nënshkruar kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski, në rubrikën “Rinia në fokus”, ai ka premtuar ndër të tjera se do të fusë edhe punë me pagesë për studentë në konviktet studentore. Mirëpo, deri në këtë moment ky projekt nuk është realizuar, prandaj premtimin e vlerëssohet i pa realizuar, shkruan Meta.mk.

Në programin e qeverisë, në faqen 43, në rubrikën “Rinia në fokus” thuhet si më poshtë:

“Për studentët në konvikte do të futet puna me pagesë. Qëllimi i kësaj mase është që studentët të mund të fitojnë gjatë studimeve në mënyrë që të ulin shpenzimet e studimit dhe të jetesës”.

Meta kërkoi informacion në lidhje me realizimin e këtij premtimi. Pyetëm nëse është realizuar ky premtim, më pas, nëse ka të bëjë me punën që bëjnë studentët në konvikte apo jashtë tyre, si dhe pyetëm se sa studentë në Maqedoni janë angazhuar deri më tani dhe ku më saktësisht, në çfarë pozicionesh. Ajo që iu drejtua edhe si pyetje Qeverisë ishte nëse kjo masë jep rezultate të mira. Si përgjigje, morëm sa vijon:

“Qeveria punon sipas programit të qeverisë. Për momentin po bëhen analiza, vlerësime dhe koordinim mes institucioneve të linjës për masën dhe mënyrën se si do të zhvillohet i gjithë procesi. Synimi përmes kësaj mase është që studentët të mund të punojnë në konvikte apo kampuse studentore, si restorante studentore, kafeteri, në organizimin e eventeve kulturore dhe argëtuese në kampusin ku studiojnë, por edhe si asistent për shërbime administrative, në leximore, biblioteka dhe shërbime të tjera, për të ulur kostot e tyre për studimin dhe jetesën. Bëhet fjalë për një masë të gjerë, e cila kërkon edhe ndryshime të ligjeve”, thuhet në përgjigjen për Meta.mk nga Qeveria.

Nga aty kanë bërë të ditur se sapo të përgatitet versioni fillestar i kësaj mase, publiku do të njoftohet me kohë.

Nga përgjigjet e marra nga Meta, mund të konkludojmë se në këtë moment nuk është realizuar premtimi për t’u siguruar të rinjve punë me pagesë në konvikte.