Zjarr në një nga anijet në Vardar përballë “Holiday Inn”

Para një ore ka filluar të digjet anija në lumin vardar nga “Shkupi 2014”, e cila gjendet përballë hotelit “Holiday Inn”. Aktualisht forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe kanë nisur shuarjen e zjarrit. Për momentin, mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi atë, transmeton Portalb.mk.

Në kohën kur ishte në funksion, në këtë objekt kishte një restorant, por prej kohësh nuk është në përdorim. Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që në të njëjtën anije ka rënë zjarr, e njëjta gjë ka ndodhur para dy vitesh, si dhe në mars të këtij viti, ndërsa Qyteti i Shkupit në kohën e kryetarit Petre Shilegov ka filluar procedurën për rrënimin e kësaj anije.

Gjatë ditës priten më shumë informacione lidhur me shkaqet e zjarrit.