“Wizzair” do të pezullojë fluturimet nga Shkupi për në Bolonjë dhe Luksemburg, do të ketë edhe reduktime të tjera

Wizzair do të anulojë fluturimet Shkup-Luksemburg dhe Shkup-Bolonjë nga mesi i janarit deri në mes të marsit, si pjesë e reduktimit të kapacitetit të rrjetit të linjës ajrore për shkak të një problemi global me motorët Pratt & Whitney, transmeton Portalb.mk.

Siç raportoi faqja e specializuar “X-U Aviation”, “Pratt & Whitney” kryen kontrollin e cilësisë së motorëve të instaluar në qindra avionë në mbarë botën, të cilët duhet të hiqen dhe të ekzaminohen.

Pra, “Wizzair” gjatë kësaj periudhe do të zhvendosë dy nga gjashtë avionët me bazë në Shkup. Gjithashtu, do të zvogëlohet edhe frekuenca e fluturimeve të tjera nga Shkupi dhe më të prekurat do të jenë destinacionet Bazel dhe Memingen.

Fluturimi Shkup-Luksemburg u prezantua muajin e kaluar.

“Wizair” këtë vit ka marrë subvencione shtetërore për fluturimet në Lubjanë, Shtutgart, Luksemburg dhe Salzburg, mbështetja financiare është 7 euro për pasagjer që niset i transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Lufthansa mori gjithashtu subvencione për një linjë ajrore nga Shkupi në Frankfurt. Kontratat me kompanitë ajrore janë trevjeçare, për të cilat janë siguruar 5 milionë euro nga buxheti.