Gjyqtari Elvedin Ferati nga Gjykata Themelore Tetovë i ka korrigjuar notat në Universitetin e Tetovës, konfirmoi Antikorrupsioni

Gjyqtari Elvedin Ferati nga Gjykata Themelore e Tetovës, i diplomuar në gjeneratën e gjashtë të studentëve të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, në konkurs ka aplikuar në atë kohë me notën 8.20 dhe në diplomën për studimet e kryera në drejtësi në Universiteti i Tetovës, kishte një mesatare prej 7.88, transmeton Portalb.mk.

Këtë e ka zbuluar Inspektorati shtetëror i arsimit, i cili me urdhër të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), ka kontrolluar dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të mëparshëm që janë pranuar dhe diplomuar në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Më pas Inspektorati Shtetëror hyri në Universitetin e Tetovës. Në Librin e Regjistrit të Departamentit të Drejtësisë, Ferati kishte korrigjuar tre nota.

“Notat janë korrigjuar duke i bërë më të larta, ndërkohë që nuk ka pasur kërkesa për ridhënie provimesh, as raporte dhe as dëshmi për rimarrje të tri provimeve. Inspektorati Shtetëror i Arsimit e ka njoftuar menjëherë Prokurorinë Publike kompetente”, tha kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në seancën e sotme.

Nga kontrolli i KShPK-së, Inspektorati i Arsimit dhe Arkivi i Maqedonisë janë gjetur 400 vërtetime 7/1, dhe vetëm për 180 kredite, të cilat fatmirësisht janë lëshuar vetëm nga Universiteti i Shtulit.

KShPK nuk e di se ku punojnë këta të rinj të diplomuar të Universitetit të Shtulit me certifikata të tilla ilegale, ndërsa siç tha Ivanovska, lajmi i mirë është se me nota të falsifikuara dhe certifikata të paligjshme me numër të pamjaftueshëm të krediteve, në Akademisë së Gjyqtarëve ka vetëm 3-4 raste të izoluara.

Kujtojmë se Forumi për Ndryshime në Arsim akuzoi Ministrinë e Arsimit për heshtje në rastin e avancimit kundërligjor të një profesori të USHT-së. Sipas drejtuesve të Forumit, Agron Alili ka fituar thirrjen shkencore docent nga fakulteti i shkencave matematiko-natyrore pa i përmbushur kushtet elementare, përkatësisht titulli i është dhënë me mesataren prej 6.7 apo shumë me notë më të dobët se ajo që kërkohet me ligj.

LEXO: Me notën mesatare 6.7 u emërua docent në Universitetin e Tetovës