Dy persona humbën jetën në një aksident afër Aeroportit të Shkupit, ndërsa tre tjerë në gjendje të rëndë
Prokuroria dhe Policia kanë filluar hetimet në lidhje me aksidentin që ndodhi në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, ku ka viktima dhe të plagosur, transmeton Portalb.mk.
Në këtë aksident u përfshi një veturë Opel Corsa nga Kumanova dhe një Hyndai nga Shkupi, shoferi i së cilës ndërroi jetë së bashku me djalin e tij 19 vjeçar, ndërsa vajza 18 vjeçare pësoi lëndime.
Lëndime pësoi edhe shoferi 19 vjeçar nga Kumanova dhe bashkudhëtari i moshës së njëjtë.