“Mos u shqetësoni për mua”, tha Navalni nga burgu në Arktik

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny u tha mbështetësve të tij përmes rrjeteve sociale që të mos shqetësohen për të. Ai foli për herë të parë që nga 6 dhjetori, konfirmoi se ndodhet në një burg në Arktik dhe thotë se po kalon mirë, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i tij humbi kontaktet me të pasi ai u zhvendos nga në një tjetër burg. Navalny, kritiku më i zëshëm i presidentit rus Vladimir Putin, ndodhet në burg që nga viti 2021.

Duke shkruar në Rrjetin X, Navalny tha se ai ishte “Babagjyshi i ri”, duke konfirmuar se ishte transferuar në burgun IK-3, i njohur si “Ujku Polar”, në qytetin verior të Karp, 1,900 km në veri-lindje të Moskës.

“IK-3” konsiderohet si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve atje janë të dënuar për krime të rënda.

“Më thanë se më kishit humbur dhe disa prej jush ishin të shqetësuar. Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Mos u shqetësoni për mua. Jam mirë”, tha Navalny.

Navalny ishte në burg në Melehovo, 235 kilometra në lindje të Moskës. Ai është dënuar me 19 vjet burg për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i hedh poshtë si të motivuara politikisht.