Vazhdon të përhapet zjarri në Parkun Kombëtar Jasen, ka arritur deri te objektet e Ndërmarrjes Publike për Menaxhim dhe Mbrojtje

Zjarri në rezervatin natyror Jasen, i cili ka është përhapur për të tretën ditë, ka arritur në objektet e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Zonës Shumëqëllimore. Në videon e publikuar nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, shihen flakë të mëdha dhe disa anëtarë të ushtrisë dhe policisë që përpiqen të përballen me të, transmeton Portalb.mk.

Siç tha vetë Angellovi, për shkak se terreni është i paarritshëm, ata mund ta shuajnë vetëm deri në këtë vijë. Përndryshe, po digjet një pyll i dendur me gjelbërim të dendur dhe zjarri, siç shihet në video, është i madh.

Angellov beson se pinzgauerët dhe hermelinët e personalizuara nga qeveria kanë rezultuar të shkëlqyera, por nuk ka informacion se kur pritet të vihet nën kontroll dhe të shuhet zjarri, ose nëse do të përdoren aeroplanë dhe helikopterë për ta shuar atë.

“Megjithatë, edhe pse e ndaluam këtë vijë zjarri që të arrinte objektet, ajo do të vazhdojë në drejtimin tjetër, sepse terreni është i pjerrët dhe shumë i vështirë për t’u arritur. Një rrethanë rënduese është se po digjen pemë me gjelbërim i dendur, të cilat janë shumë të vështira për t’u shuar”, tha Angelov në video.

Vetëm muajin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë djegur mbi 6.000 hektarë pyje ndërsa që nga fillimi i vitit pothuajse 9.000 hektarë. Zjarret, si ato të viteve të mëparshme, edhe këtë vit e kanë karakterizuar verën në vendin tonë. Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve, si dhe aktivitetet njerëzore, në disa raste të qëllimshme, janë arsyet kryesore që malet, por edhe deponitë dhe arat po digjen.