Vazhdon kërkimi për personin e zhdukur nga Tenova e Tetovës

Kërkimet për të zhdukurin nga fshati Tetovë e Tetovës vazhdojnë edhe sot për të njëmbëdhjetën ditë, transmeton Portalb.mk.

“Po kërkohet terreni përgjatë lumit Vardar në zonën e fshatrave Stençe, Tenovë dhe Radiovcë”, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Në terren janë 23 policë së bashku me komandantin e Stacionit Policor Zherovjan, 5 punonjës të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, 5 punonjës të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit -Tetovë, prej të cilëve 2 të specializuar për zhytje, si dhe punonjës të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza – Tetovë.

Personi ishte i raportuar si i zhdukur më 6 gusht rreth orës pesë të mëngjesit.