U vra biznesmeni bullgar në Sofje

Persona të armatosur dhe të paidentifikuar qëlluan për vdekje biznesmenin e njohur bullgar Alexey Petrov të mërkurën në kryeqytetin Sofje, transmeton Anadolu.

Incidenti ndodhi rreth mesditës në periferi të Dragalevtsi, ndërsa e plagosur mbeti edhe një grua që e shoqëronte, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve BTA, duke cituar Ministrinë e Brendshme.

Prokuroria e Sofjes ka filluar procedurat paraprake.

Duke folur për gazetarët, prokurorja e qytetit të Sofjes, Iliana Kirilova, tha se truprojat e Petrov po merren në pyetje për incidentin.

Petrov ka lindur në vitin 1962 në Teteven, kurse në vitin 1981 diplomoi në akademinë policore.

Më vonë ai u bë punonjës me kohë të plotë i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të epokës komuniste dhe u punësua si komando në skuadrën antiterror të Ministrisë së Brendshme.

Petrov filloi një biznes privat në kryeqytet dhe ishte partner në mbi 50 kompani deri në vitin 2002.

Sipas raportit, ai ka qenë më parë shënjestër e atentateve tre herë, në 1999, 2002 dhe 2015.