Dy zjarre aktive dhe katër nën kontroll në RMV
Gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht deri në orën 7:30 të mëngjesit, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim me Kriza, dy prej tyre janë ende aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar.
Zjarret aktive janë në Komunën e Makedonski Brodit dhe në Komunën e Çuçer-Sandevës.
Nën kontroll janë zjarretnë Komunën e Makedonski Brodit, Kërçovës, Dellçevë dhe në Komunën e Sarajit të Shkupit.
Në këto lokacione kryesisht është djegur vegjetacion i ulët, mbeturina, deponi dhe shkurre, ndërsa në disa prej tyre zjarri ka përfshirë edhe pyje të ulëta.
Kujtojmë se ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator
Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.