Vajza 4 vjeçare nga Strumica që u soll në Klinikën e Fëmijëve me plagë serioze tani është në gjendje stabile

Vajza katër vjeçare e cila u pranua në Klinikën e Përgjithshme në Strumicë në ora 00:58 në gjendje të rëndë shëndetësore tani është stabilizuar. Nëna e saj ka thënë se plagët i ka nga një sulm qensh, por autoritetet po e hetojnë këtë, shkruan Portalb.mk.

Vajza katërvjeçare e kequshqyer nga Strumica, e cila para tri ditësh është pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup në gjendje të rëndë, me plagë gangrenoze, lëndime trupore dhe fraktura, është në gjendje stabile, por nën mbikëqyrje intensive mjekësore. Nëna e fëmijës tha se plagët janë shkaktuar nga një sulm qensh dy javë më parë, por kjo do të hetohet më tej. Drejtoresha e klinikës, Valentina Cvejoska-Çolakovska, i ka thënë TV Sitelit se edhe pse gjendja është stabilizuar, duhet shumë investime për të ruajtur gjendjen shëndetësore.

“Pas kryerjes së procedurave fillestare për stabilizimin e fëmijës, janë përfshirë edhe kolegë nga Kirurgjia e Fëmijëve dhe Kirurgjia Infektive, janë vënë fasha në plagë dhe ka filluar trajtimi intensiv. Meqë ra fjala, sa i përket plagëve, nëna tha se janë nga sulmi me qen para dy javësh”, tha drejtoresha Valentina Cvejoska-Çolakovska.

Rasti është i ngjashëm me atë të dymbëdhjetë ditëve më parë, kur një fëmijë dyvjeçar nga Kërçova vdiq në klinikën e Shkupit me lëndime të rënda trupore. Në këtë rast i akuzuar ishte babai i vajzës, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.