RMV, fëmija 4 vjeçar i rrahur sillet në Klinikë në gjendje të rëndë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për një rast ku një fëmijë katër vjeçar ishte pranuar nga autoritetet shëndetësore me plagë nga sulmet fizike, transmeton Portalb.mk.

“Në SPB Strumicë ishte raportuar që në Klinikën e Përgjithshme në Strumicë në ora 00:58 në gjendje të rëndë shëndetësore ishte sjellën një fëmijë katër vjeçar nga Strumica”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Mjekët e Kompleksit klinik “Nëna Terezë” në Shkup kishin konfirmuar se fëmija ishte sulmuar fizikisht. Autoritet policore kanë paralajmëruar kallëzim penal pas zbardhjes së rastit.