Uji që nuk ecën s’pihet

Ka njerëz të cilët, duke mos e dashur vendin e tyre, thonë çiltas se nuk u pëlqen të jenë Shqiptarë dhe duan të njihen si Grekër, si Turqë, etj. Ata njerëz, larg nga të qenët tradhëtorë, janë të ndershëm se të paktën nuk gënjejnë. Ka pastaj sharlatanë të cilët janë gati për çdo gjë të madhe, po jo dhe për gjëra të vogla:gati të japin të gjithë kamjen e tyre për Shqipërinë, po jo gati të japin pesë frënga; gati t’u bëjnë ballë ushtriv edhe topave të armikut, po jo gati të maten me dy a tre zaptie të zgjebosur; gati të vdesin, po jo të çjerrin pak një gisht;gati të qeverisin Shqipërinë, po jo gati të mësojnë të shkruajnë një letër. Me një fjalë, zemra e tyre është gati për çdo punë të lartë e të largme, po nuk denjon të jetë gati për ndonjë punë të vogël e të tanishme. Sharlatania, poshtërsia, dinakëria, e më tepër se të gjitha vetësia (egoizmi) edhe paturpësia, e disa Shqiptarëve janë përtej çdo besimi; dhe pas njëmbëdhjetë vite pësimesh, shpesh habitem në ëndërroj apo në është e vërtetë se ky komb ka asi shtazësh në gjitë vetë…

Kështu shkroi drejtori i revistës enciklopedike “Albania”, nëvitin 1906, kur shqiptarët, ndryshe prej të tjerëve, nuk e ndjenin shkatërrimin e Perandorisë Osmane dhe nuk u bënë bashkë për të formuar një shtet të fortë, të cilin nuk to të mund ta copëtojnë më tej fqinjët nëpërka me ndihmën e fuqive hegjemone evropiane,ashtu siç ndodhi në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës dhe në takimet tjera të rradhës të organizuara nga kuçedrat e mëdha, që gjithmonë kanëmbajtur anën e më të fortit. Në këso rrethanash Shqiptarët i kuptuan post festum planet shfarrosëse Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Këtë gjë më nuk e kuptuan as atëherë kur Homeri shqiptar – At Gjergj Fishta, njëri ndër poetët më atdhetarë dhe më të shquar që ka pasur ndonjëherë Shqiptaria, u tha: Mos luftoni tani me Perandorinë Osmane, sepse do t’na grijnë të krishterët e Ballkanit.

Mjerisht ne kurrë nuk kemi mësuar prej pësimeve tona, ndaj edhe aktualisht, kur në shtëpitë tona kemi më shumë aparate dixhitale se sa enë guzhinash; kur informacioni nuk mund të pengohet si dikur…, ne falim territore dhe humbim vetëdijshëm tiparet identitare si asnjë etnit jetër e siujdhesës ballkanike. E vetmja gjë që ka ndryshuar në dallim nga e shkuara është se dikur na asimilonin me dhunë të tjerët, kurse sot vetasimilohemi pa pikë turpi. Po përmend me këtë rast:
– Kombin dhe gjuhën kosovarishte, që ka zëvendësuar standardin e shqipes edhe nëinstitucionet publike, në të cilat është zbatuar gjer në vitin 1999, kur Kosova shpëtoi nga kthetrat serbe.
– Rritjen e frymës pro greke e prootomane ndër shqiptarët.
– Hapjen e pakontrolluar tëshkollave të huaja dhe fyerjen e arsimtarëve shqiptarë, si të paaftë.
– Televizionet “nacionale”, ku vlojnë marrëdhëniet incestoide mes heronjëve të serialeve turke e spanjolle.
– Përqeshjen e simboleve dhe personaliteteve emblematike të kombit për të cilët janë përjashtuar nga puna, janë burgosur, janë persekutuar dhe janë vrarë mijëra shqiptarë.
– Emigrimin e paparë të të rinjëve tanë, që ka shprazur vendbanimet malore e fushore, etj.

Mjerisht, ne akoma nuk e pranojmë se jemi duke e jetuar njërën ndër stinët më të liga, në të cilat, siç thoshte poeti Azem Shkreli, rëndomësohet e keqja.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.