U rrit në 96 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii

Numri i personave që humbën jetën nga zjarret në pyjet në shtetin amerikan Hawaii, ka shkuar në 96, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, Administrata Rajonale Maui bëri një deklaratë në lidhje me situatën e fundit në zjarret e vazhdueshme në pyje në Big Island dhe Maui Island.

Në deklaratë thuhet se numri i personave që humbën jetën nga zjarret ka shkuar në 96.

Pritet stuhi tropikale

Në deklaratën e bërë nga Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC), thuhet se në pjesën më perëndimore të Paqësorit Lindor është formuar një “depresion tropikal” dhe se pritet të kalojë si një stuhi tropikale në jug të Havait.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) njoftoi se megjithëse stuhia parashikohet të kalojë në jug të Hawaii, si Uragani Dora, i cili në fakt shkaktoi përhapjen e shpejtë të zjarrit në rajon, ata parashikuan se erërat do të ishin shumë më të dobëta.

Zjarri me numrin më të madh të vdekjeve në 100 vitet e fundit në SHBA

Shefi i Zjarrfikësve Lori Moore-Merrell dje tha se numri i të vdekurve në Hawaii tejkaloi zjarret e vitit 2018 në Kaliforni që vranë 85 njerëz.

“Zjarret në Hawaii kanë qenë zjarret më vdekjeprurëse në SHBA në 100 vitet e fundit”, tha Moore-Merrell.

Shefi i policisë së Maui, John Pelletier, tha se vetëm dy nga ata që humbën jetën mund të identifikoheshin.

Duke thënë se ata duan të kryejnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit sa më shpejt të jetë e mundur, Pelletier tha, “Megjithatë, ne kemi qenë në gjendje të kontrollojmë vetëm 3 për qind të zonës së zjarrit me qen deri më tani”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e shpalli Maui-n “zonë fatkeqësie” për shkak të zjarrit.

Alarmet e zjarrit nuk funksionuan

U zbulua se asnjë nga 80 sirenat paralajmëruese të fatkeqësive të vendosura në të gjithë ishullin Maui nuk punonte gjatë zjarreve.

Zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Hawaii, Adam Weintraub, në një deklaratë tha se asnjë nga sirenat nuk ishte aktive.

Weintraub deklaroi se gjatë zjarreve janë dërguar mesazhe paralajmëruese në celularë dhe paralajmërime janë bërë përmes radios dhe televizionit, por banorët e rajonit nuk kanë mundur të marrin asnjë nga këto paralajmërime për shkak se nuk ka pasur energji elektrike.