Moti i lagësht është faktor i favorshëm për virusin e etheve Kongo-Krimeane, thotë profesoresha nga Fakulteti i Veterinarisë
Virusi i etheve hemorragjike Kongo-Krimeane zhvillohet më shumë në mot të lagësht dhe me shi, ndonëse është i pranishëm edhe kur moti është i thatë, kështu deklaroi profesoresha Jovana Stefanovska nga Fakulteti i Veterinatisë në Shkup në një prononcim për Kanal 5.
Sipas Stefanovskës, kushtet për riprodhimin e rriqrave janë më të mira gjatë kohëve me lagështi dhe prandaj në ato periudha rreziku për popullatën është më i madh.
Stefanovska thotë se virusi nuk zhduket në mot të thatë, por përhapet më fort.
“Ne jemi të vetëdijshëm se virusi mbijeton në Maqedoni, qarkullon dhe rreziku më i madh për sëmundje në popullatë është në vitet kur kemi reshje të bollshme, pranverë të lagësht dhe vjeshtë, kur verat nuk janë shumë të thata dhe të nxehta. Kushtet e motit luajnë rol të madh në uljen e popullatës së rriqrave, në kuptimin që kur kemi verë të nxehtë dhe të thatë, ndikojnë absolutisht në uljen e popullatës së rriqrave sepse çdo tharje është e pafavorshme për ciklet e zhvillimit të tyre. Jo të gjitha rriqrat janë vërtetuar se janë vektorë, pra bartës dhe transmetues të virusit. Disa janë vektorë dhe të tjerë jo dhe kjo është për shkak të biologjisë së tyre”, thotë Stefanovska
Përndryshe, Instituti i Shëndetit Publik (IShP) sot njoftoi se një 42-vjeçar nga Velesi është sëmurë nga ethet hemorragjike Kongo-Krimeane.
Në vend deri më tani janë regjistruar gjithsej tre raste me këtë sëmundje. Rasti i parë ka qenë një paciente 27-vjeçare e cila ka ndërruar jetë dhe prej saj është infektuar një infermiere në Klinikën Infektive, e cila trajtohet në klinikë. Prej disa ditësh ajo merr medikamentin Ribarivin, i cili është blerë nga jashtë dhe përdoret për manifestimet e rënda klinike të sëmundjes.
- LEXO: Rasti i tretë i etheve hemorragjike Kongo-Krimeane në RMV, i sëmurë një 42-vjeçar nga Velesi
- LEXO: Ethet hemorragjike në Maqedoninë e Veriut – thirrje për kujdes të shtuar
- LEXO: Infermierja e infektuar me ethet Kongo-Krimeane merr ilaçin “Ribavirin”
- LEXO: Infermierja e sëmurë në Infektive do të trajtohet me ilaçin Ribavirin
- LEXO: Dobrinka Naunova Jovanovska: Infermierja e infektuar është stabile, por sëmundja evolon dhe gjendja mund të përkeqësohet më vonë
- LEXO: RMV, Ministria konfirmoi që një i punësuar në Klinikë tashmë është infektuar me ethe hemorragjike Kongo-Krimeane