Topi inteligjent i Botërorit

Topi zyrtar i Kupës së Botës quhet Trionda dhe është fjala e fundit e teknologjisë, raporton Klan. I zhvilluar nga Adidas, topi inteligjent ka në brendësi një sensor 14 gramësh, që dërgon 500 sinjale në sekondë që gjurmon çdo prekje, shpejtësi, rrotullim, lëvizje dhe trajektore në kohë reale.

I kombinuar me kamerat e stadiumit, topi i ndihmon zyrtarët e VAR të marrin vendime më të shpejta dhe më të sakta për pozicionin jashtë loje, prekjen e topit me dorë dhe vijën e portës përmes gjurmimit 3D.

Bateria e rikarikueshme brenda topit zgjat deri në 6 orë, mjaftueshëm për të mbuluar një ndeshje të plotë, kohë shtesë dhe madje edhe goditjet e penalltive.

Botërori 2026 premton kështu të sjellë jo vetëm spektakël në fushë, por edhe një revolucion të vërtetë teknologjik në futboll.

Turneu do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë.