Top 5 futbollistët me më së shumti tituj

Të dielën, Leo Messi u bë lojtari më i dekoruar në histori, duke mposhtur Dani Alves. Argjentinasi ngriti mbi kokë trofeun e 44-të në 18 vitet e karrierës së tij, raporton ABC.

Le të hedhim një vështrim se kush përfundoi më pas në listë me Alves dhe Messin.

44 – Leo Messi , Miami

43 – Dani Alves , në burg

39 – Andres Iniesta , doli në pension në 2023

Trofeu i parë i spanjollit është La Liga 2004/05, i fundit është Kupa e Japonisë 2020.

37 – Maxwell , doli në pension në 2017

Trofeu i parë është Kupa e Brazilit 2000, i fundit është Kupa e Francës 2017.

37 – Gerard Pique , doli në pension në 2022

Ai fitoi trofeun e tij të parë me ekipin spanjoll të të rinjve – Euro 2006 U19. E fundit është La Liga 2022/23.