Tetovë, “Ditët e Naimit” fillojnë në tetor, trofeu shkon për poetin italo-arbëresh, Pierfranko Bruni
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 19 – 21 tetor 2023, në Tetovë dhe në Kosovë. Poeti italo-arbëresh nga Kalabria, Pierfranko Bruni, është fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të edicionit të 27-të të Festivalit, transmeton Portalb.mk.
Vendimin për këtë çmim e ka marrë juria e Festivalit e përbërë nga Ymer Çiraku, Vebi Bexheti dhe Ndue Ukaj (anëtarë). Ndërkaq, në 2004, drejtoria e Festivalit poetin Pierfranko Bruni e ka shpallur anëtar nderi të Festivalit.
Më herët, me këtë çmim letrar janë lauruar emra të njohur të letërsisë, si: Ismail Kadare Ali Podrimja, Fatos Arapi si dhe emra të letërsisë botërore.
Anëtari i Jurisë së Festivalit, Vebi Bexheti, paraqiti arsyetimin për dhënien e çmimit letrar “Naim Frashëri”. Ai në mes terash tha se, “Pierfranco Bruni është një personalitet shumëdimensional”.
Drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, tha se këtë vit janë ftuar 20 poetë nga vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Argjentinë, Porto Riko, Itali, Palestinë, Zvicër Francë, Meksikë, Korea e Jugut, Irak, Belgjikë, Kroaci, Greqi etj., dhe poetë të shumtë nga e gjitha hapësira shqiptare dhe diaspora.
Ndryshe, programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm për nga përmbajtja. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do të promovohen libra të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, do të vizitohen lokalitete kulturore dhe historike, etj.
Detajet më të hollësishme në lidhje me festivalin, aktivitetet dhe agjendën pritet të jepen ditëve në vijim.