Nëse miratohet ligji, të gjithë personat me pasaporta bullgare nga Maqedonia do të bëhen publik

Parlamenti bullgar së shpejti do të shqyrtojë leximin e dytë të projektligjit për shtetësinë bullgare, i cili nëse miratohet pas leximit të tretë, do të lejojë që të gjithë mbajtësit e pasaportave dhe shtetësisë bullgare të bëhen publike. Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut ose personat që punojnë jashtë vendit me pasaportë bullgare do të shpallen publikisht në regjistrin e qytetarëve, i cili sipas projektligjit duhet të jetë publik, transmeton Portalb.mk.

Projektligji mbulon një periudhë të 22 viteve të fundit, domethënë të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë bullgare që nga viti 2001 do të regjistrohen me gjeneralë në regjistër.

“Ceremonia për marrjen e shtetësisë bullgare do të jetë solemne dhe publike. Regjistri i të gjithë përfituesve të shtetësisë bullgare bëhet publik”, thuhet në nenin e projektligjit për të cilin së shpejti duhet të mblidhen të zgjedhurit e popullit bullgar.

Sipas eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev, të 180 deputetët votuan në lexim të parë për projektligjin që do të ndryshojë Ligjin për shtetësinë bullgare, me çka përmbushet beteja e tij 10-vjeçare për ta bërë ceremoninë e nënshtetësisë bullgare solemne dhe publike, ndërsa regjistri i shtetasve bullgarë të bëhet publike.

Projektligji i ri parashikon edhe njohjen e detyrueshme të gjuhës bullgare, diçka që deri më tani nënkuptohej, por nuk zbatohej si kërkesë e detyrueshme.

“Me amendamentin e fundit, të gjithë qyetetarët tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut që kanë marrë nënshtetësinë bullgare në 22 vitet e fundit do të njihen publikisht në bazë të origjinës së vetë-dëshmuar bullgare dhe deklaratës së vetëdijes bullgare. Kështu, këta mbi 120.000 bullgarë maqedonas, duke përfshirë shumë politikanë të dikurshëm dhe aktualë, deputetë, ministra, kryetarë komunash, shefa të departamenteve, kryetarë partish, pronarë mediash dhe televizionesh, gazetarë, komentues, si dhe familjet e tyre do të mbrohen publikisht nga urrejtja, fjalimi dhe diskriminimi i institucioneve maqedonase për shkak të asaj që ndjejnë bullgarët. Ata që ‘detyrohen’ të kthehen në urrejtës publikë bullgarë vetëm për të fshehur origjinën dhe vetëdijen e tyre bullgare, nuk do të kenë më arsye për ta bërë këtë. Pres, pas leximit të dytë, një miratim të shpejtë të amendamenteve të ligjit”, ka shkruar Kovaçev.

Kujtojmë se në vitin 2020, ministrja e atëhershme bullgare e drejtësisë Desislava Ahladova, deklaroi se pothuajse 66.000 maqedonas gjatë 10 viteve të fundit, kanë marrë nënshtetësi bullgare. Në të gjitha rastet, baza për dhënien e shtetësisë është dëshmia për prejardhjen bullgare, tha ministrja e Drejtësisë , gjatë pyetjeve të deputetëve në parlamentin bullgar, shkruan gazeta bullgare Dnevnik.

“Në të gjitha rastet, baza për dhënien e shtetësisë është dëshmia e prejardhjes bullgare”, citohet të ketë thënë ministrja Ahladova.

Nga 1 janari 2010 deri më 22 tetor 2020, kërkesë për shtetësi bullgare kanë paraqitur 77.829 shtetas maqedonas, prej tyre 77.726 ishin me origjinë bullgare. Gjatë së njëjtës periudhë, 65.675 maqedonas morën shtetësinë bullgare me dekret presidencial.