Të shtëna në New Mexico: Të paktën tre viktima, i armatosuri u qëllua për vdekje
Një person i armatosur, 18 vjeç, në qytetin Farmington, New Mexico, qëlloi në kalimtarë të rastësishëm dhe vrau tre persona përpara se policia ta qëllonte për vdekje jashtë një kishe, konfirmuan autoritetet. Gjashtë persona mbetën të plagosur, mes tyre dy policë, transmeton Portalb.mk.
Zëdhënësja e policisë së Farmingtonit, Shanice Gonzalez për Reuters tha se 18-vjeçari kishte qëlluar mbi kalimtarët dhe se motivi i sulmit nuk dihej ende. Policia shtoi se ai hapi zjarr me të paktën tre armë, njëra prej të cilave ishte një pushkë AR-15.
Një video e sulmit u shfaq në mediat sociale, duke treguar një burrë të veshur me të zeza duke ecur përpara një kishe duke mbajtur atë që dukej si një armë, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Policia e ka konfirmuar vërtetësinë e videos. Për momentin nuk janë dhënë detaje për viktimat.
“I dyshuari është vrarë në vendin e ngjarjes. Dy oficerë, një nga Departamenti i Policisë Farmington dhe një nga Policia e Shtetit të Nju Meksikos, u qëlluan dhe të dy janë aktualisht në Qendrën Mjekësore Rajonale të San Juan duke u trajtuar për lëndimet e tyre dhe janë në gjendje të qëndrueshme“, tha Departamenti i Policisë së Farmingtonit në një deklaratë.