Përmbytje në Kroaci, niveli i ujit të lumenjve po rritet, situata në Graçac dhe Obrovac më kritike
Lufta e banorëve të Graçacit dhe Obrovcit me vërshimet e mëdha vazhdon. Niveli i ujit po rritet në të gjithë shtetin. Në Kostajnicë të Kroacisë janë paralajmëruar masa emergjente për mbrojtjen nga përmbytjet, lumenjtë Una dhe Kupa janë të tejmbushur, të gjithë sytë janë drejtuar nga qielli dhe parashikohen më shumë reshje shiu për 36 orët e ardhshme, transmeton Portalb.mk.
Piku i nivelit të ujit të Savës pritet për rreth pesë ditë. Në dy ditët e fundit në rrethin e Zarës lumi Zërmanja ka arritur nivelin historik të ujit. I njëjti tejmbush përmes murit mbrojtës në zonën e Obrovac dhe përmbyti qendrën e qytetit. Edhe gjimnazi është nën ujë. Shiu shkaktoi rrëshqitje të madhe dheu. Më shumë se njëqind metra kub tokë dhe gurë bllokuan rrugën.
Në komunën e Graçacit uji ka hyrë në të paktën 59 shtëpi, por numri i saktë nuk dihet sepse pronarët e shumë shtëpive nuk jetojnë në to por në Serbi apo Gjermani.
Qendra e shpëtimit është gati për të pritur një numër të madh personash dhe në shumë vende janë vendosur thasë me rërë.