Studentët e Maqedonisë së Veriut deri të premten kanë mundësi të aplikojnë për mjetet financiare për transport

Të premten nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u publikua Konkursi për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit. Ky konkurs do të zgjat një javë, transmeton Portalb.mk.

Ministria sqaroi që studentët e rregullt në universitetet shtetërore do të kenë mundësi të shfrytëzojnë 600 deri 1 200 denarë në muaj në formë mbështetje për transportin e studentëve.

“ Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën  e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për një periudhë prej shtatë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023”, njoftoi Ministria.

Dokumentet e nevojshme në Konkurs duhet të dërgohen në formë elektronike në këtë adresë https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Ndryshe, muajin e kaluar studentët kanë pasur mundësi të aplikojnë deri më 25 dhjetor për të siguruar mjetet financiare për transport.

Studentët në këtë thirrje paraqiten në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit “e-shërbime”.

Kandidatët e interesuar duhet të ngarkojnë paraqitje se janë studentë i rregullt në universitet shtetëror, vërtetim për nënshtetësi, letërnjoftim ose dokument tjetër për identifikim, llogari bankare dhe dëshmi për lartësinë e biletës mujor për transport mes qyteteve nga vendi i vendbanimit deri në vendin e studimit. Si provë, thonë nga MASH, mund të dorëzohet fotografia nga bileta mujore, llogari fiskale ose “printskrin” nga çmimet e publikuara në ueb-faqet e transportuesit.