RMV, u shty për të hënën afati për aplikim për ndihmën financiare për studentët që përdorin transport ndër urban

Është shtyrë një dit afati i aplikimit për studentët për të ushtruar të drejtën e kompensimit financiar për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për transportin ndër urban, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) rikujton se regjistrimi është vetëm elektronik përmes portalit “e-uslugi”, dhe aplikimi zgjat deri të hënën, datë 25 dhjetor 2023.

Studentëve u kërkohet të bashkëngjisin vërtetim se është student me kohë të plotë në një universitet shtetëror; certifikatën e shtetësisë; letërnjoftim ose dokument tjetër identifikimi; faturën e transaksionit dhe vërtetimin e shumës së biletës mujore për transportin ndër urban nga vendbanimi në vendin e studimit.

Si dëshmi duhet të dorëzohet një foto e një bilete mujore, një llogari fiskale ose një “print screen” i çmimeve të publikuara në faqen e internetit të transportuesit.

MASh bëri të ditur se nuk është e nevojshme bashkëngjitja e Aplikacionit dhe Deklaratës që kërkoheshin paraprakisht.

Thirrja është e disponueshme në këtë link.