Stevçe Jakimovski do të jetë kandidat për President në Maqedoninë e Veriut

Kryetari aktual i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ka njoftuar se do të jetë kandidat për president nga radhës e subjektit politik GROM. Ai theksoi që nuk do të jetë marionetë, por do ta kthen rëndësinë e funksionit të Presidentit, transmeton Portalb.mk.

“GROM-I ka vendosur që të më propozojë si kandidat për president në Maqedoninë e Veriut. Duke marrë parasysh përvojën time shumëvjeçare, vitet që I kam pas vetes, flokët e bardha, rezultatet e mia në aktivitetet politike dhe qëndrimet e qarta politike, ju ka dhënë të drejtë kolegëve të mi të më propozojnë”, deklaroi Jakimovski.

Ai vlerësoi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk kanë qenë më të revoltuar se tani.

Deri tani, kandidatura për president kanë shpallur Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët me përkrahje të Lidhjes Evropiane për Ndryshim (Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike), E Majta (Levica) ka propozuar për kandidate Biljana Vankovskën e cila njihet për gjuhë të urrejtjes, ndërsa kandidaturë të pavarur ka paralajmëruar edhe Velo Markovski. LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja ende nuk kanë shpalosur zyrtarisht emrat e kandidatëve për president

Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.