Ministri grek i Mbrojtjes mesazh Shqipërisë: Të respektohen rregulloret e BE

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias morën pjesë këtë të mërkurë në një ceremoni të mbajtur për 111-vjetorin e çlirimit të Janinës nga sundimi osman, raporton EN.

Në fjalën e tij Dendias theksoi mbështetjen për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Megjithatë duke u ndalur tek Shqipëria, Ekathemrini shkruan se Dendias i dërgoi një mesazh Tiranës që të respektojë standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian për avancimin e proceseve integruese.

“I referohem edhe Shqipërisë fqinje, e cila duhet të jetë gjithmonë në përputhje me acquis evropiane në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane”, tha Dendias.

Duke u ndalur tek 111-vjetori i çlirimit të Janinës Dendias tha: “21 shkurti është një datë historike në historinë greke. U vulos fitorja e ushtrisë greke në Luftërat Ballkanike dhe integrimi i Epirit në shtetin grek”.