Levica propozoi për kandidate për presidente profesoreshën Vakovska, e njohur për gjuhë urrejtjeje

Unë nuk do të jem manekine politike apo kalimtar rasti në politikë. Kështu tha profesoresha Biljana Vankovska, e cila sot u promovua për presidente të shtetit nga radhët e partisë politike Levica. Vankova njihet për gjuhë urrejtjeje, sidomos kundër shqiptarëve, transmeton Portalb.mk.

“Ndihem pjesë e ekipit, edhe pse nuk jam anëtar i partisë Levica. Nuk e di nëse është e nevojshme t’ju prezantohem, sepse shumë prej jush i mbani mend kohët kur thoshin se kur ta hapni frigoriferin do ta gjeni profesoreshën Vankovskën. Ishte kështu sepse unë nuk heshtja kur të gjithë heshtën. Funksioni im kryesor është ai i profesorit dhe i tillë mbetet. Para 10 vitesh u përpoqa si kandidate e pavarur të hyja në këtë procedurë, pa asnjë mbështetje organizative dhe financiare dhe ishte një kohë shumë pozitive për mua. Nëse pyesni veten pse po dal sërish në të njëjtën fushë pas një dekade, do t’ju them se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe këtë herë nuk do të jem manekine politike apo kalimtare rasti në politikë. Këtë herë jam shumë më e bindur se tani ka një ekip, besoni apo jo, një pjesë e këtij ekipi ishte pjesë e ekipit tim 10 vjet më parë. Do i heqim dorezat, ka mbaruar koha e korrektësisë politike. Për 10 vjet Maqedonia është gjithçka që nuk kemi. Për 10 vjet Maqedonia do të jetë në gjendje shumë të keqe”, tha Vankovska.

Me njohuritë e mia për sistemin politik të Maqedonisë, sigurinë ndërkombëtare, kontrollin demokratik të strukturave të sigurisë, mendoj se do të më ndihmojë të gjej busullën time, tha Vankovska.

“Nëse nuk e vërtetoj tani që jam E Majtë në praktikë, atëherë nuk kam të drejtë të deklarohem si e majtë në rubrikat e mia. Unë jam nga të paktët intelektualë publikë që asnjëherë nuk e kam fshehur se kam pikëpamje majtiste për botën, edhe para se të ekzistonte partia politike e Majta”, tha Vankovska.

Konferenca për media u mbajt në Klubin e Gazetarëve, ndërsa fjalim mbajti edhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, i cili e prezantoi profesoren Vankovska si kandidate për presidente të shtetit.

Vankovska është e njohur në opinion për qëndrimet e saja nacionaliste kundër shqiptarëve.

Biljana Vankovska, në ditën e aksidentit në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona, nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk shpërndau një status “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallëk”, i cili u cilësua gjuhë e urrejtjes pasi aksidentin e ka lidhur me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Për statusin e Vankovskë, asokohe reagoi menjëherë ministri i Arsimit dhe ShkencësArbër Ademi duke kërkuar që organet kompetente, por edhe bota akademike menjëherë të reagojnë për rastin në fjalë. Kundër fjalorit të profesoreshës universitareaktivisti për të drejtat e njeriut Albert Hani asokohe, ngriti një peticion .

Por, pavarësisht gjuhës urrejtjes për Llaskarcën, prokuroria nuk e ndoqi penalisht.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël.