Sot në Bruksel fillon skriningu bilateral i RMV-së për kapitullin 33 “Dispozitat financiare dhe buxhetore”
Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 33, “Dispozitat financiare dhe buxhetore” pjesë Klasterit 5 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”. Kapitulli 33, ka të bëjë me aftësinë dhe kapacitetin tonë administrativ si shtet për të kontribuar në buxhetin e përbashkët BE-së, kur të bëhemi shtet anëtarë i plotë i BE-së. sapo të bëhemi një Shtet Anëtar. Disa nga çështjet që do të trajtohen në kuadër të këtij kapitulli, janë trajtuar tashmë gjatë skriningut bilateral për Kapitullin – 16 Taksat dhe 29 – Doganat, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me këtë kapitull, transmeton Portalb.mk.
Në fjalën e saj hyrëse para ekspertëve të Komisionit Evropian, Zëvendës kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu-Halili theksoi se si një vend që ka zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) për pothuajse 20 vjet, Maqedonia e Veriut ka harmonizuar vazhdimisht legjislacionin nacional në këtë fushë, dhe kemi punuar në forcimin e kapaciteteve administrative dhe zhvillimin e sistemeve të IT-së, si pjesë të procesit për digjitalizimin e shërbimeve.
“Disa nga zhvillimet më të fundit përfshijnë miratimin e Ligjit të ri për Buxhet organik që është pjesë e reformës në financat publike. Këshilli Fiskal tashmë është themeluar nga Kuvendi në shtator 2023” , theksoi mes tjerash Abdiu Halili.
Delegacionin shtetëror për Kapitullin 33, i cili kryesohet nga Ministria e Financave, e përbëjnë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante si: Drejtoria e të ardhurave publike, Administrata doganore, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Enti shtetëror statistikor si dhe Sekretariati për çështje evropiane.
Takimet e ardhshme të skriningut bilateral me Komisionin Evropian për Kapitullin 13 – Peshkataria, janë paraparë të mbahen me 26 dhe 27 tetor në Bruksel.
Nesër, me 20 tetor, fillon skriningu bilateral për kapitullin 33 – Dispozitat financiare dhe buxhetore, gjithashtu pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.
Dje në Bruksel përfundoi skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka përmbyllur skriningun bilateral dhe shpjegues për 4 Klasterë, apo gjithsej 26 Kapituj dhe 3 fusha. Mbetet që deri në nëntor të këtij viti, ta kompletojnë edhe skriningun bilateral për dy Kapitujt e fundit, respektivisht të përfundojnë skrining takimet për 7 kapitujt e mbetur për 2 klasterët e fundit: Resurse, bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhëniet e jashtme.
Skriningu është proces që Maqedonia e kalon me synim për t’ua anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.
- LEXO: Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural
- LEXO: Pas sulmit të mbrëmshëm në Bruksel, është shtyrë seanca e skriningut bilateral RMV-BE për Kapitullin 11
- LEXO: Sot në Bruksel filloi skriningu 3 ditor bilateral i RMV-së për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”
- LEXO: Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është në BE
- LEXO: Eurointegrimet: Skriningu i RMV-së për klasterin 4 do të përfundojë në shtator, do të mbeten vetëm edhe dy kapituj deri në nëntor