Simovski kundërshtoi vendimin e gjykatës, metodologjia në përputhje me Eurostat-in

Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, është i dëshpëruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një pjese të metodologjisë, përmes së cilës popullsia u nda në rezidente dhe jorezidente, raporton RTM.

“Indikativ është precedenti që po e bën Kushtetuesja gjatë miratimit të vendimit me karakter abrogrues, që ka të bëjë me arsyetimin përmbajtësor. As në vendimin dhe as në arsyetimin e gjykatës nuk arrijnë të detektojnë në cilën pjesë tek regjistrimi i popullsisë jorezidente, e cenon ligjshmërinë dhe rregullimin kushtetues, respektivisht nuk është e qartë se ku bazohet vlerësimi.”, – deklaroi ish-drejtori i EShS-së, Apostoll Simovski.

Ai para gjykatës tha se regjistrimi i popullsisë është bërë në përputhje me të gjitha standardet e OKB-së dhe Eurostat-it dhe njëherit vlerëson se ky operacion statistikor po keqpërdoret për qëllime politike.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor informoi se “pjesët e shënuara të metodologjisë nuk janë në përputhje me vlerën themelore të rendit kushtetues – sundimin e ligjit, i cili rregullohet me nenin 8 paragrafi 1 alinea 3 dhe detyrimin kushtetues që të gjitha rregulloret të jenë të harmonizuara me ligjet dhe Kushtetutën, të rregulluara me nenin 51 të Kushtetutës, pastaj nenet 6, 7 dhe 17 paragrafi 2 alinea 1 i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021.

Sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021 i publikuar nga Enti Shtetërore e Statistikave, Popullsia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike është si vijon: 54.21% – Maqedonas, 29.52% – Shqiptarë, 3.98% – Turq, 2.34% – Rom, 0.44% – Vlleh, 1.18% – Serb dhe të tjerë.