Shqipëria kundër historisë me Poloninë

Polonia është finalja e radhës për kombëtaren shqiptare në rrugën drejt Euro 2024. Një kundërshtar jo pak i njohur për kombëtaren kuqezi, në një 90-minutësh ku kundër ka edhe historinë. Përfaqësuesja shqiptare ka një bilanc tepër negativ përballë polakëve, raporton Klan.

Në 14 sfidat e zhvilluara më parë, skuadra jonë kombëtare ka fituar vetëm një herë, edhe ajo në kuadër të një miqësoreje, barazuar 3 dhe humbur plot 10 duele. Fitorja e vetme daton më 29 Nëntor të vitit 1953, sfidë e fituar 2-0 me golat e Loro Boriçit dhe Refik Resmja.

Rezultati më i mirë kundër polakëve është ai i Tetorit të vitit 1984, ku barazuam 2-2 në një duel kualifikues për në Kampionatin Botëror 1986. Bedri Omuri dhe Agustin Kola shënuan në atë përballje të zhvilluar në tokën polake, ku në pankinë ishte një emër si Shyqyri Rreli.

Në Tiranë, kuqezinjtë u mposhtën 0-1, gol i shënua nga Bonjek që vetëm 24 orë më parë kishte fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin. Një rezultat që është përsëritur në plot 6 raste, dy herë prej të cilave në vitet e fundit. Edhe përballja e parë e këtyre kualifikuese përfundoi në favorin e Polonisë me fitoren 1-0, e cila është edhe humbja e vetme e kuqezinjve në këto kualifikuese.