Shkupi mëngjesin e sotëm, qyteti më i ndotur në Evropë

 

Faqja e specializuar për monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetet dhe kryeqytetet kryesore të botës, “I-Q Air” sot e rendit Shkupin në vendin e gjashtë në botë për nga ndotja e ajrit me indeks 165, dhe vendin e parë në Evropë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave në ueb-faqe, ajri më i ndotur është në Lisiçe, me indeks 189. Stacionet matëse tregojnë nivel të lartë të ndotjes edhe në Qendër, Karposh dhe Gazi Babë.

Në kushtet e ajrit të ndotur rekomandohet që fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të mos dalin jashtë, qytetarët të mos përdorin veturat përveç rasteve të nevojshme dhe të përdorin transport publik. U bëhet thirrje pronarëve dhe përdoruesve të kamionëve që të mos i përdorin ato nëse nuk kanë shkarkim të rregulluar të gazrave të mbeturinave dhe qytetarët gjatë ngrohjes së banesave të mos përdorin lëndë djegëse të padefinuara dhe mbetje nga procese të ndryshme teknologjike.

Para katër ditësh Shkup u gjend në vendin e tretë në botë, si qytet që thith ajrin më të ndotur në botë. Ngjitja e Shkupit në listën e 100 qyteteve të mëdha apo kryeqyteteve të Airvisual ka nisur që nga hyrja e këtij muaji dhe vazhdimisht është në mesin e dhjetë qyteteve për nga cilësia e dobët e ajrit, e cilësuar si jo e shëndetshme