Sela thirri Kuvendin e Partisë, Taravarit do t’i kërkohet përgjegjësi për zhvillimet e fundit

Kryetarit të Kuvendit qendror Ziadin Sela thirri Kuvendit të Partisë që do të mbahet më 10.02.20224 (e shtunë), ku një nga dy pikat e rendit të ditës është që t’i kërkohet kryetarit të partisë, Arben Taravarit, raport rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Pika tjetër e renditë të ditës është shqyrtimi i vendimit të kryesisë së partisë (që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së partisë në zgjedhjet parlamentare.

Kujtojmë se përplasjet brenda partisë nisën kur kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vendosi që të shkojë në zgjedhjet parlamentare me opozitën shqiptare, Lidhjen Evropiane për Ndryshim. Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela i ka drejtuar akuza të rënda Taravarit, duke thënë se ai po mundohet që të përçajë partinë dhe se, në dy muajt e fundit nuk i ka thirrur organet e larta partiake, si dhe ka shtuar se, partisë nuk i duhet “kryetar rrjetesh sociale”. Sela, në konferencën e 3 shkurtit për shtyp kërkoi të shkarkohet Taravari pasi që sipas tij, e ka shkelur rëndë statutin e partisë.

Pas kësaj përplasjeje, në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dje në mëngjes ishte gjetur plumb i pashkrepur, ndërkaq autoritetet policore po e shqyrtojnë rastin.

Pos këtyre rasteve, me 4 shkurt kishte edhe një incident tjetër, gjegjësisht drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, mbështetës i Selës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në një restorant në Tetovë nga Krenar Osmani, udhëheqës i tifo-grupit “Ballistës”, i afërt me TaravarinNebiu thotë se nuk e njeh Osmanin, ndërkaq motivi sipas tij, mund të jetë ose për profesionin që ushtron ose për partinë.