Shkeli gruan në Shkup dhe iku, gruaja vdiq

Një grua 80 vjeçare vdiq pasditen e djeshme pasi një shofer e goditi atë me makinë dhe nuk u ndal fare por iku nga vendi i aksidentit, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gruaja për shkak të lëndimeve që ka pësuar ndërroi jetë në vend, ndërsa Ndihma e Shpejtë vetëm konstatoi vdekjen.

“Me datë 08.08.2023 në ora 15:00 në SPB Shkup është lajmëruar se në autostradën-unazën e qytetit të Shkupit, në afërsi të mbikalimit për rrugën Rashtanski, automjeti i udhëtarëve ka goditur këmbësoren R.I.(80) nga Shkupi dhe u largua nga vendi i ngjarjes”, informoi MPB.