Infermierja e sëmurë në Infektive do të trajtohet me ilaçin Ribavirin

Në ditët në vijim, sipas zhvillimit të mundshëm të sëmundjes së etheve Kongo-Krimeane, presim një fazë në të cilën mund të përkeqësohet gjendja e infermieres së sëmurë, por kemi ilaçin Ribavirin, i cili ka mbërritur dje në vend, theksohet në njoftimin e bërë sot nga Klinika për Sëmundjet Infektive dhe Gjendjet Febrile, transmeton Portalb.mk.

“Ilaçi, i cili është i vetmi i disponueshëm në format e rënda klinike të sëmundjes, ka mbërritur dje në vend. Gjithashtu, dje ka pasur takime web-konciliare me kolegë që e monitorojnë këtë sëmundje në botë dhe kanë përvojë të madhe”, tha Klinika.

Nga atje sigurojnë se pas shfaqjes së rastit të parë të etheve kongo-krimeane në RMV pas disa dekadash, të gjitha institucionet shëndetësore në vend kanë reaguar në kohë dhe në mënyrë të koordinuar.

“Pacientja, e cila u infektua gjatë punës së saj, është stabile me rritje të herëpashershme të temperaturës, pa simptoma të tjera të sëmundjes. Testet laboratorike të gjakut monitorohen çdo ditë dhe përshkruhet terapi. Nga punonjësit e Klinikës për Sëmundje Infektive që ishin nën mbikëqyrje mjekësore, asnjëri prej tyre deri më tani nuk ka raportuar simptoma të sëmundjes”, thuhet në njoftimin e Infektives.

Më 7 gusht infermierja e Klinikës Infektive, e cila ishte në kontakt me 27-vjeçaren nga fshati Kuçicë e Shtipit, e cila vdiq dhjetë ditë më parë pasi u pickua nga rriqra, u sëmur me ethet hemorragjike kongo-krimeane.

pasi u pickua nga rriqra, u sëmur me ethet hemorragjike kongo-krimeane.

Ethet hemorragjike Krime-Kongo është sëmundje e shkaktuar nga rriqrat e shkaktuar nga një virus (Nairovirus) i familjes Bunyaviridae. Virusi i etheve hemorragjike Kongo-Krimeane mund të shkaktojë shpërthime të rënda të etheve hemorragjike virale.

Sëmundja ka vdekshmëri të lartë që arrin deri në 40 për qind. Virusi transmetohet te njerëzit përmes rriqrave të kafshëve shtëpiake. Transmetimi nga njeriu te njeriu është i mundur si rezultat i kontaktit të ngushtë me gjakun, sekrecionet, organet ose lëngjet e tjera trupore të personave të infektuar. Sëmundja është endemike në Afrikë, Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Azi. Nuk ka vaksinë për njerëzit dhe kafshët si dhe trajtimi është simptomatik.