RMV, vaktet e subvencionuara për studentët, mjetet financiare nga tetori do t’i marrin në kartela të veçanta bankare

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për racionet  e subvencionuara të studentëve, e cila mundëson shfrytëzimin ekskluziv të mjeteve për sigurimin esubvencionimit të racioneve  të shëndetshme për studentët. Në nënshkrimin e protokollit për zbatimin e masës morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, kryetari dhe zëvendëskryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shparkase Bank Sanel Kusturica dhe Nina Nedanoska, transmeton Portalb.mk.

„Në vitin e ri akademik, studentët do të marrin mjete financiare  në kartelë  të dedikuar për pagesë . Kjo është zgjidhja sistematike me të cilën studentët tanë, sidhe  kolegët e tyre evropianë marrin mbështetje financiare vetëm për qëllimin për të cilin janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  – për t’i ndihmuar ata të sigurojnë subvencionimin e racionit të shëndetshëm”, tha ministri Shaqiri.

Të gjithë studentët që do të fitojnë të drejtën e subvencionimittë  racionit të shëndetshëm do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Sparkasse Banka për hapjen e llogarisë të veçantë, lidhur me kartelëne dedikuar për pagesë për subvencionimin e racionit të shëndetshëm, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Sparkase.

Studenti nuk do të ketë shpenzime për hapjen e llogarisë, lëshimin dhe mirëmbajtjen e kartelës për pagesë.

“Banka Sparkase SHA Shkup ishte zgjedhur  në procedurë transparente, me thirrje publike, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Subvencionimin e Racionit të Shëndetshëm”, thonë nga MASh.

“Sparkase Bank SHA Shkup, si kompani me përgjegjësi shoqërore i sigurojmë  të rinjtë sepse ata janë e ardhmja e shoqërisë. Së bashku me MASH, ne ju sigurojmë racion të shëndetshëm për ndërtimin e shprehive  të shëndetshme. Si bankë evropiane me standarde evropiane ne duam t’u afrojmë përfitimet dhe dobitë nga studentët evropianë të transferuar në shoqërinë tonë”, tha kryetarja e Bordit Drejtues të Sparkase Bank Kusturica.

Racioni  i subvencionuar i studentëveështë mbështetje financiare në shumë prej 140 denarë, e dedikuar për blerje të ushqimit të përgatitur dhe studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim.

Kartela e dedikuar është pjesë e paketës që do të marrë studenti i cili e ka fituar të drejtën e subvencionimit të racionit studentor.

,,Me këtë paketë do t’u mundësojmë studentëve përfitimeshtesë shumë më të mëdha. Studentët do të marrin dy kartela, njëra për blerjen e racionit të shëndetshëmkurse tjetra do të jetë kartela e pagesës Vibe on , me të cilat do të bëhen  pjesë e Premium Club-it”, shtoi Kusturica.

Për këtë masë çdo vit nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndahen mbi 940 milionë denarë.

Nga prilli, shuma e subvencioneve është rritur në 140 nga 120 denarë në ditë sa ishte më parë, pasi një premtim të tillë studentët e morën nga Ministria e Arsimit gjatë takimit me ministrin Jeton Shaqiri në nëntor.