RMV, në muajin maj do të bëhet kontrollimi i aftësive të nxënësve që janë të interesuar për regjistrim te “Akademia e Sportit”

Nxënësit e klasave të nënta në Maqedoninë e Veriut do të mund të regjistrohen në Shkollën e Mesme Shtetërore “Akademia e Sportit”. Për t’u regjistruar në këtë shkollë, duhet të kryhen kontrollet për aftësitë sportive, transmeton Portalb.mk.

SHMSH „Akademia e Sportit ” – ​​Shkup do të fillojë të ndjekë talentet sportiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë pjesë e shkollës në paralelet e futbollit, hendbollit, basketbollit dhe tenisit për vitin shkollor 2024/2025”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Kontrolli i aftësive të nxënësve, përveç në Shkup, do të realizohet edhe në dhjetë qytetet tjera:  SHMK „Kuzman Shapkarev” – Manastir, futboll dhe hendboll; SHMK  „Pero Nakov” – Kumanovë, basketboll; SHMK  „Gjorçe Petrov” – Kavadar, basketboll; SHKHT „Vanço Pitoshevski” – Ohër, futboll; SHMK Gjimnazi „Mirçe Acev” – Prilep, futboll; SHMK „Nikolla Karev” – Strumicë, futboll; SHMK „Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, futboll; SHMK „Koço Racin” – Veles, futboll; SHMK „Gostivar” – Gostivar, futboll dhe SHMK „Kole Nehtenin” – Shtip, futboll.

“Kandidatët për regjistrim në vitin e parë në shkollën e mesme do të përzgjidhen nga komisioni profesional. Përzgjedhja do të bëhet në faza: Skauting nga persona profesional, Përzgjedhja nga ekipi profesional dhe Testimi i aftësive psiko-fizike nga  komisioni profesional”, sqarojnë nga Ministria.

Ministria ka publikuar vendin dhe kohën kur do të realizohet kontrolli.