RMV, studentët që janë përfitues të bursave deri të enjten do të mund të dërgojnë dokumentet

Studentët e Maqedonisë së Veriut që janë në listën e përfituesve të bursave për vitin akademik 2023/24, do të duhet deri të enjten të dërgojnë dokumentet e nevojshme për bursa, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 29 dhjetor publikoi listën e studentëve fitues nga kategoria sociale, studentët me sukses nga universitetet shtetërore dhe private, informatika te universiteti shtetëror dhe privat, grupi i historisë, artit, etnologjisë, arkeologjisëkimifizikëmatematikëgjuha dhe letërsia maqedonasebujqësi, grupi i tretë në privat dhe shtetëror.

“Secili përfitues i bursës e shkarkon dhe plotëson në TRE kopje të  marrëveshjes  për bursën përkatëse dhe së bashku me  kopje të llogarisë rrjedhëse , e dorëzon në MASH, drejtpërdrejtë përmes arkivit të ministrisë ose me post/ë”, sqaroi Ministria.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 15 nëntor ka pranuar aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.