Mediat serbe: Është arrestuar një spiun, dyshohet se punonte për SHISH

Një shtetas serb, i cili punon si ekspert IT është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh ne Serbi për llogari te Shërbimit Informativ të Shqipërisë, raporton EN.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe, sipas të cilave, nga hetimet dhe mbledhja e provave materiale ndaj shtetasit me iniciale D.R, pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë memorie.

Sipas mediave serbe, dyshohet se që nga viti 2022, shtetasi me inicialet D.R, me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij, ka mbledhur të dhëna për anëtarët individualë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova. Sipas mediave serbe, ai në disa raste ka filmuar edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.