U publikua lista e studentëve të Maqedonisë së Veriut që kanë fituar bursa për vitin akademik 2023/24

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e studentëve që janë përfshirë në listën e përfituesve të bursave, transmeton Portalb.mk.

“Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi për kundërshtim që nga dita e marrjes së aktvendimit nga  MASH, në të cilën  do të shënohet  arsyeja se për çfarë nuk është pranuar aplikimi, luten të gjithë kandidatët të mos i dorëzojnë kundërshtimet para se ti pranojnë vendimet për refuzim”, sqarojnë nga Ministria.

Studentët që janë në listën e pranuar, duhet nga 2 janari deri më 18 janar të dërgojnë dokumentet në objektin e Ministrisë.

“Secili përfitues i bursës e shkarkon dhe plotëson në TRE kopje të  marrëveshjes  për bursën përkatëse dhe së bashku me  kopje të llogarisë rrjedhëse , e dorëzon në MASH, drejtpërdrejtë përmes  arkivit të ministrisë ose me postë”, sqaroi Ministria.

Lista e studentëve nga kategoria sociale, studentët me sukses nga universitetet shtetërore dhe private, informatika te universiteti shtetëror dhe privat, grupi i historisë, artit, etnologjisë, arkeologjisë, kimi, fizikë, matematikë, gjuha dhe letërsia maqedonase, bujqësi, grupi i tretë në privat dhe shtetëror.

Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 15 nëntor ka pranuar aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.